Ulen interesat e borxhit shqiptar

Ulen interesat e borxhit shqiptar

Niveli i interesave të  borxhit shqiptar është ulur, si për interesat e borxhit të brendshëm ashtu dhe për atë të jashtëm. Letrat e borxhit të qeverisë (bonot e thesarit 12-mujore) u shitën në ankandin e fundit me 5.9 për qind interes, ndërkohë që një vit më parë, interesi i tyre ishte mbi 7 për qind.

Niveli i interesave të  borxhit shqiptar është ulur, si për interesat e borxhit të brendshëm ashtu dhe për atë të jashtëm.

Letrat e borxhit të qeverisë (bonot e thesarit 12-mujore) u shitën në ankandin e fundit me 5.9 për qind interes, ndërkohë që një vit më parë, interesi i tyre ishte mbi 7 për qind.

Aktualisht borxhi i brendshëm i qeverisë është 448 miliardë lekë dhe pjesa më e madhe e tij është në bono thesari, sipas afateve 3-6 dhe 12-mujore. Duke qenë se interesi për çdo maturim është ulur në mënyrë të ndjeshme, i bie që qeveria të ulë ndjeshëm koston e shërbimit të borxhit.

Shumat e mëdha që u ofruan në  ankandin e shitjeve kanë sjellë gjithashtu edhe norma të ulëta interesi. Norma e interesit tani është  5.37 përqind duke pësuar një rënie gati pikate me interesat me mbi 11 përqind që u vu re në fund të vitit të kaluar.

Përfitues në këtë  rast nuk është vetëm qeveria, por edhe personat të cilët i paguajnë këstet e kredisë ne lek.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar