Ulen çmimet e karburanteve

Komisioni rregullator për energjetikë sot ka marr vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës. Sipas ndryshimeve, nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës në pajtushmëri me metodologjinë për krijimin e çmimeve zvogëlohen në mesatare prej 0.47%. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98, EURODISEL (D-E V)  dhe vaji Ekstra e

Komisioni rregullator për energjetikë sot ka marr vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas ndryshimeve, nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës në pajtushmëri me metodologjinë për krijimin e çmimeve zvogëlohen në mesatare prej 0.47%.

Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98, EURODISEL (D-E V)  dhe vaji Ekstra e lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohen për 0,50 denarë për litër  në krahasim me çmimet e caktuara me vendimin nga data 24.02.2014.

Sipas vendimit çmimi i EUROSUPER BS-95 është 78,50 denarë për litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 është 80,00 denarë për litër, çmimi i EURODISEL (D-E V) është 68,00 denarë për litër dhe çmimi i vajit për amvisëri  (EL-1) është 56,50 denarëpër litër.

Ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,228 denarë për kilogram në krahasim me çmimin e caktuar në përputhje me Vendimin e datës 24.02.2014 . Çmimi actual i mazutit M-1 NS është 40,926 denarë për kilogramë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar