Ukrainë, Rusia fillon pushtimin? (VIDEO)

0

Përshkallëzohet situata në rajonin e Krimesë në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, trupa të armatosura kanë pushtuar dy aeroportet e Krimesë. Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga autoritetet ukrainase, të cilët po shohin se si t’i përgjigjen një situate të tillë.

Korrespondenti i BBC në Krime raporton se trupat ushtarake nuk kanë shenja dalluese të ushtrisë ruse. Ata shtojnë se trupat janë të mirëarmatosura, me uniforma të mirëfillta ushtrie dhe me antiplumb.  Autoritet ruse mohojnë gjithashtu të jenë përfshirë në një ngjarje të tillë megjithatë vetëm ditën e djeshme në parlamentin rus është dërguar një projektligj që i mundëson vendit bashkimin e territoreve të reja.

Krimea është autonome por pjesë territoriale e Ukrainës. Banohet nga një shumicë ruse prej 54 për qind. Pjesa tjetër e popullsisë përbëhet nga tatarët me besim musliman si edhe vetë ukrainasit.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here