Ukrainë, presidenti urdhëron krijimin e korridoreve humanitare në zonat e luftimeve

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi  krijimin e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga zonat e luftimeve në lindje të vendit, sipas njoftimit të presidencës në faqen e saj të internetit. “Për të shmangur viktima të tjera në zonën e operacioneve antiterroriste, presidenti ka ngarkuar drejtuesit e forcave të sigurisë të krijojnë të

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi  krijimin e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga zonat e luftimeve në lindje të vendit, sipas njoftimit të presidencës në faqen e saj të internetit.

“Për të shmangur viktima të tjera në zonën e operacioneve antiterroriste, presidenti ka ngarkuar drejtuesit e forcave të sigurisë të krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme për civilët që dëshirojnë të largohen”, theksoi presidenca në një komunikatë.

Presidenti Poroshenko ka urdhëruar qeverinë për organizimin e transporteve dhe të ushqimeve ndërsa administratat lokale për strehimin e të zhvendosurve.

Vendimi u bë i ditur pas një takimi të presidentit me drejtuesit e shërbime të sigurisë, të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimit të Shtetit ngarkuar për situatat e urgjencës.

Që prej 13 prillit forcat ukrainase kanë ndërmarrë  një operacion ushtarak për të ndaluar kryengritjen e armatosur proruse në Lindje, e cila ka shkaktuar më shumë se 200 të vdekur, ushtarë,rebelë dhe civilë.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar