Ukrainë- Një avion i transportit ushtarak është rrëzuar nga një sulm i rebelëve prorusë në Ukrainën lindore. Nga sulmi kanë ngelur të vrarë 49 anëtarë të bordit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë anëtarët e bordit të aeroplani Il-76 k janë goditur në mënyrë cinike dhe të pabesë duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme.
Ukrainë- Një avion i transportit ushtarak është rrëzuar nga një sulm i rebelëve prorusë në Ukrainën lindore.
Nga sulmi kanë ngelur të vrarë 49 anëtarë të bordit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë anëtarët e bordit të aeroplani Il-76 k janë goditur në mënyrë cinike dhe të pabesë duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme.
Vdekja e 49 anëtarëve mendohet të jetë humbja më e madhe njerëzore e forcave qeveritare ukrainase, që pas operacionit për të mposhtur kryengritjen në lindje të Ukrainës.
Trazirat kanë ardhur menjëherë pasi rebelët prorusë filluan një seri sulmesh ndaj forcave të Ukrainës në Aeroportin Ndërkombëtar të Luhansk-ut.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *