Ukraina arrinë marrëveshjen ekonomike me Rusinë

0

Ukraina ka arritur një marrëveshje historike  për rimëkëmbjen ekonomike me Rusinë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov.

BCC raporton se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rënë dakord që të blejë 15 miliardë dollarë bono thesari të Ukrainës si dhe të ulë çmimin e gazit të Rusisë i cili i shitet Ukrainës.Detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura.

Kjo paketë e re do të ndihmojë Ukrainën që të stabilizojë financat e saj, ka deklaruar kryeministri i Ukrainës, Azarov.

Opozita ka mbajtur një qëndrim skeptik duke i kërkuar llogari kryeministrit se çfarë ka ofruar Ukraina në këmbim të këtij përfitimi..

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here