Ujqërit e dëborës gati për ndeshjen e radhës

Ndeshja e madhe për kalimin në turin e 3-të Europa Ligës midis Shakhtar Karagandy dhe Skënderbeu Korçë do të luhet sot, në orën 19:00 sipas orës shqiptare, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 6 gusht në stadiumin “Skënderbeu”, por ora nuk është përcaktuar ende për ndeshjen e kthimit. Duke parë që përballë është

Ndeshja e madhe për kalimin në turin e 3-të Europa Ligës midis Shakhtar Karagandy dhe Skënderbeu Korçë do të luhet sot, në orën 19:00 sipas orës shqiptare, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 6 gusht në stadiumin “Skënderbeu”, por ora nuk është përcaktuar ende për ndeshjen e kthimit.

Duke parë që përballë është një ekip jo me shumë eksperiencë në Champions, pasi merr pjesë për herë të dytë, korçarëve tashmë u është shtuar “oreksi” dhe besimi në vazhdimin e historisë. Kualitetet e të dyja skuadrave janë pak a shumë të njëjta, kështu që edhe shanset janë pak a shumë të barabarta.

Nëse Skënderbeu do të kalonte turin e tretë, atëherë do të kalonte në ndeshjet “play-off” të Champions-it, ku nuk do të ishte çudi një përballje me një ekip me emër europian, duke e quajtur si arritjen më të madhe në historin e futbollit shqiptar me klube. Kampionët edhe dje kanë festuar, ndërsa nga sot do të nisin përgatitjet për ndeshjen e parë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar