UEFA vlerëson suksesin e Kukësit

UEFA vlerëson suksesin e Kukësit

Kukësi po shkruan historinë. Suksesi i kësaj skuadre drejt Europa League ‘ka rënë në sy’ edhe të UEFA-s. Kjo ka bërë që UEFA t’i kushtojë një shkrim në faqen e saj zyrtare edhe ekipit shqiptar. “Ne po e shkruajmë historinë. Jam i kënaqur me rezultatin, por kemi shumë punë për të bërë. Metalurgu është ekip

Kukësi po shkruan historinë. Suksesi i kësaj skuadre drejt Europa League ‘ka rënë në sy’ edhe të UEFA-s. Kjo ka bërë që UEFA t’i kushtojë një shkrim në faqen e saj zyrtare edhe ekipit shqiptar.

“Ne po e shkruajmë historinë. Jam i kënaqur me rezultatin, por kemi shumë punë për të bërë. Metalurgu është ekip i forte, por ne do të luajmë mjaft mire dhe jam krenar për entuziazmin e ekipit,” shkruan trajneri i skuadrës kuksiane, Armando Cungu, për faqen e UEFA-s.

Dy golat që Kukësi shënoi në fitoren e tij ndaj Metalurg Donjeckun i shtojnë shanset që shqiptarët të shkojnë në “play-off”-in e Europa League. Nëse kuksianët do të mund të luajnë me skuadra europiane si Totenhem , Dinamo Kiev, Fiorentina apo jo, kjo pritet të zbulohet pas ndeshjes së kthimit me Metalurgun. Në këtë rast, ekipit shqiptar i ‘bën punë’ qoftë edhe një barazim.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar