UEFA vendos: Shqipëria humbet 3-0

0

Ashtu siç parashikohej, Shqipëria nuk ka marrë vendimin që priste nga Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s. Kombëtarja kuqezi e ka humbur 3-0 në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Serbisë.

Komisioni i Disiplinës vendosi gjithashtu që Serbisë ti hiqen tre pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë.

Ndërsa si FSF ashtu edhe FSHF janë gjobitur me 100 mijë euro. Me fiksimin e rezultatit të ndeshjes, në klasifikimin e grupit I nuk ndryshon asgjë. Shqipëria mbetet në kuotën e katër pikëve së bashku me Danimarkën, ndërsa Serbia me vetëm 1 pik.

 /Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here