Udhëzimi i Bashës: PD në zgjedhje për kryetarët e degëve

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor. Dalja e datave është bërë e ditur përmes  një njoftimi urdhri të lëshuar ditën e sotme, ku informohet se kryedemokrati Lulëzim Basha i ka kërkuar Grupit të Punës të organizojë zgjedhjet për  krerët e rinj lokal të PD-së.

udhezimi PD Basha

Lajmi është bërë i ditur përmes një urdhri të firmosur këtë të martë nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në njoftimin e urdhrit thuhet se në kuadër  të riorganizimit të Partisë Demokratike,  Lulëzim Basha i ka kërkuar Grupit të Punës të organizojë zgjedhjet e mbështetjes për kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë: Listat e anëtarësisë; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.

UDHEZIMI PD

/R.Bakalli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar