Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor. Dalja e datave është bërë e ditur përmes një njoftimi urdhri të lëshuar ditën e sotme, ku informohet se kryedemokrati Lulëzim Basha i ka kërkuar Grupit të Punës të organizojë zgjedhjet për krerët e rinj lokal të PD-së.

Lajmi është bërë i ditur përmes një urdhri të firmosur këtë të martë nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në njoftimin e urdhrit thuhet se në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha i ka kërkuar Grupit të Punës të organizojë zgjedhjet e mbështetjes për kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë: Listat e anëtarësisë; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.
/R.Bakalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *