U arratis nga burgu, arrestohet në Rrogozhinë

U arratis nga burgu, arrestohet në Rrogozhinë

Zgjati vetëm pak orë liria e Ilir Avdillarit, anëtarit të bandës famëkeqe të Yzberishtit, i cili shkeli lejen e marrë nga burgu duke mos u kthyer sërish në qeli.  Policia finalizoi gjatë paradites së sotme aksionin për kapjen e tij në Rrogozhinë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. I dënuari me 22 vjet burg,

Zgjati vetëm pak orë liria e Ilir Avdillarit, anëtarit të bandës famëkeqe të Yzberishtit, i cili shkeli lejen e marrë nga burgu duke mos u kthyer sërish në qeli.  Policia finalizoi gjatë paradites së sotme aksionin për kapjen e tij në Rrogozhinë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

I dënuari me 22 vjet burg, Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë, ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës i kishte dhënë leje me afat shtatë ditor të dënuarit për vrasje, por ai zgjodhi të mos kthehej brenda afatit të lejes e cila përkonte me ditën e mërkurë.

Moskthimi i tij i ka kushtuar vendin e punës edhe kreut të burgut të Fushë-Krujës, Ligor Prifti, i cili u pezullua nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra.

/Marenglen Kume/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar