TVSH-ja 21% për të gjithë, 10% për të varfërit

0

Nga diskutimet e projekt- paketë fiskale është vendosur që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nga 20% të shkoj në 21% për të gjithë tatim-paguesit. Ndërkohë, për njerëzit në nevojë ky tatim do të ulet deri në 10% për mallrat ushqimore.

Ky projekt nuk ka marrë akoma formën përfundimtare, por ka marrë miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjatë këtyre dy ditëve pritet miratimi nga qeveria dhe diskutimi nga grupet e interesit.

“Rritja e TVSH-së do të sjellë rritje në buxhet me 7 miliardë lekë, si dhe do të ketë më pak evazion se rritja e tatim-fitimit. Ndërsa për lehtësitë që do të shkojë kundrejt të varfërve nuk dihet akoma sesi do të aplikohet. Një nga mundësitë është subvencioni i taksës”, pohuan Burimet e Ministrisë së Financave.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here