Turqia përfshin Kosovën në TAP

Turqia përfshin Kosovën në TAP

Shefi i diplomacisë së Kosovës dhe ai i Turqisë, përkatësisht Enver Hoxhaj dhe Ahmet Davutoglu kanë zhvilluar një bisedë në margjinat e OKB – së ku temë diskutimi ka qënë projekti Trans-Adriatik (TAP). Kryediplomati turk, sipas njoftimit të dërguar mediave nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ka siguruar ministrin Hoxhaj se Turqia ka përfshirë Republikën

Shefi i diplomacisë së Kosovës dhe ai i Turqisë, përkatësisht Enver Hoxhaj dhe Ahmet Davutoglu kanë zhvilluar një bisedë në margjinat e OKB – së ku temë diskutimi ka qënë projekti Trans-Adriatik (TAP).

Kryediplomati turk, sipas njoftimit të dërguar mediave nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ka siguruar ministrin Hoxhaj se Turqia ka përfshirë Republikën e Kosovës në TAP.

Ndërkohë Enver Hoxhaj e ka quajtur një moment të rëndësishëm përfshirjen e Kosovës në këtë projekt, duke u bërë kështu një pjesë e rëndësishme  në hartën energjetike të Ballkanit dhe Evropës. “Kosova bëhet një pjesë e rëndësishme në hartën energjitike të Ballkanit dhe Evropës, derisa në aspektin gjeopolitik i jep shtysë intensifikimit të marrëdhënieve të Kosovës me vendet e rajonit”, – shprehet kryediplomati i Kosovës.

Duke vazhduar fjalën e tij z. Hoxhaj tha se “përfshirja e Kosovës në projektin TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmimet më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet gazit”, – deklaroi ministri i jashtëm i Kosovës.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar