Një zëdhënës i presidentit Rexhep Tajip Erdogan tha se luftëtarët e YPG po përdorin armët e furnizuara nga SHBA kundër trupave që përpiqeshin të pastronin rajonin e Afrin kufi me Turqinë. Turqia thotë se YPG është një zgjatje e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila po lufton për autonominë kurde në Turqi dhe
Një zëdhënës i presidentit Rexhep Tajip Erdogan tha se luftëtarët e YPG po përdorin armët e furnizuara nga SHBA kundër trupave që përpiqeshin të pastronin rajonin e Afrin kufi me Turqinë.
Turqia thotë se YPG është një zgjatje e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila po lufton për autonominë kurde në Turqi dhe është një grup terrorist.
Ndërsa YPG mohon çdo lidhje direkte organizative me PKK.
Milicia, e cila kontrollon pjesën më të madhe të Sirisë verilindore, ka qenë një aleat i rëndësishëm i SHBA në luftën kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik atje.
Në një takim të së hënës Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskutoi mbi ofensivën në rritje të Turqisë, por nuk e dënoi atë.
Ankara po kërkon tani një fund të aleancës amerikane me YPG, duke argumentuar se lufta kundër ISISIT është e përfunduar.
“Nuk mund ta tolerojmë PKK-në që të krijojë një strukturë shtetërore përgjatë kufirit tonë në Siri”, paralajmëroi zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin.
Mijëra civilë thuhet se po përpiqen të ikin nga Afrin dhe aktivistët sirianë thonë se më shumë se 70 vetë kanë vdekur që kur forcat turke filloi sulmet të shtunën.
Përgatiti: E.S.L
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *