Valë shkarkimesh në Turqi, largohen 16 shefa policie

Qeveria e Turqisë ka vazhduar largimin e krerëve më të lartë të policisë, duke larguar nga puna shefat e policisë në 16 krahina të saj. Shkarkimet vijnë si hakmarrje pas oparacionit kundër korrupsionit që policia ndërmori para disa ditësh, ku të përfshirë ishin disa nga zyrtarët më të lartë qeverisë se kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Në dekretin

Qeveria e Turqisë ka vazhduar largimin e krerëve më të lartë të policisë, duke larguar nga puna shefat e policisë në 16 krahina të saj. Shkarkimet vijnë si hakmarrje pas oparacionit kundër korrupsionit që policia ndërmori para disa ditësh, ku të përfshirë ishin disa nga zyrtarët më të lartë qeverisë se kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Në dekretin e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përfshirë drejtuesit e forcave të rendit të qyteteve më të mëdha në Turqi, përfshirë shefin e policisë në Ankara, Izmir, Antalya dhe Diyarbakir, shkruan agjencia e lajmeve “Dogan”.

Këto qytete janë nga më të populluarat në Turqi dhe kanë një rëndësi të veçantë ekonomike. Po ashtu, në këtë valë shkarkimesh është larguar edhe zëvendësshefi i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Turqisë.

Ankaraja zyrtare ka larguar të martën nga puna 350 oficerë të policisë në Ankara. Qindra figura të larta të forcave turke të rendit janë shkarkuar ose u është ndërruar vendi i punës, pasi zbuluan skandalin e korrupsionit ku ishin të përfshirë edhe djemtë e tre ministrave.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka cilësuar hetimet për korrupsion, si një komplot “i ndyrë” që për qëllim ka rrëzimin e qeverisë së tij.

/Enerida Malo/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar