Turqi, shtohen protestat e dhunshme

Turqi, shtohen protestat e dhunshme

Turqia ka hyrë në ditën e dytë të protestave të dhunshme, përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve në Stamboll dhe Ankara. Trazira filloi si një protestë mbi planet rregulluese të Gezi Park në Sheshin Taksim të Stambollit, por u përshkallëzua pasi policia përdori gaz lotsjellës. Në Stamboll, policia u përlesh me protestuesit që ishin në përpjekje

Turqia ka hyrë në ditën e dytë të protestave të dhunshme, përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve në Stamboll dhe Ankara.

Trazira filloi si një protestë mbi planet rregulluese të Gezi Park në Sheshin Taksim të Stambollit, por u përshkallëzua pasi policia përdori gaz lotsjellës.

Në Stamboll, policia u përlesh me protestuesit që ishin në përpjekje për të kaluar urën e Bosforit.

Në Ankara, protestuesit u përpoqën të marshojnë drejt ndërtesës  së parlamentit.

Korrespondentët për BBC thonë se ajo që filloi si një çështje lokale është degraduar në një zemërim më të gjerë për qeverinë dhe partinë në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar