Turqi, shpërthime në afërsi të Sirisë

Turqi, shpërthime në afërsi të Sirisë

46 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pasi 2 makina të mbushura me eksploziv shpërthyen një qytet turk pranë kufirit me Sirinë, raportojnë mediat lokale. Kanali turk NTV tha se shpërthimet e ditës së sotme kishin në shënjestër Rejhanllë, qytet i provincës jugore të Hataj në Turqi,

46 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pasi 2 makina të mbushura me eksploziv shpërthyen një qytet turk pranë kufirit me Sirinë, raportojnë mediat lokale.

Kanali turk NTV tha se shpërthimet e ditës së sotme kishin në shënjestër Rejhanllë, qytet i provincës jugore të Hataj në Turqi, vetëm pak kilometra nga pika kryesore e kalimit në Siri.

Muamer Gyler, Ministri i Brendshëm i Turqisë, deklaroi se një seri shpërthimesh ishte shkaktuar nga bombat e makinave.

Dy automjete të mbushura me eksploziv shpërthyen  pranë bashkisë së  qytetit dhe zyrës postare në Reyhanli, raporton agjensia e lajmeve Anatolia.

Lajmi erdhi pasi trupat siriane luftuan rebelët në një përpjekje për të marrë përsëri një rrugë kryesore furnizimi që lidh qendrën e vendit me Aleppon  në veri, deklaroi një grup monitoruesish.

” Trupat e regjimit u vendosën në një betejë të ashpër kundër rebelëve. Ata luftuan për rihapjen e rrugës që lidh Haman me Aleppon,” deklaroi për AFP, Rami Abdul Rahman, drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar