Turqi: Rexhep Taip Erdogan merr postin e presidentit

0

Rexhep Taip Erdogan zgjidhet president i Turqisë pas 12 vite në krye të qeverisë së Ankarasë. Gjatë fjalimit të tij të parë si president, Erdogan u shpreh se tashmë do t’i japë më shumë fuqi postit të presidentit që deri më tani ka qenë thjesht ceremionial.

Këtë deklaratë të tij kritikët e kanë cilësuar si lëvizje që do t’i japë atij një autoritet të padiskutueshëm. Kryeministër pritet të emërohet ministri i jashtëm,  Ahmet Davutoglu pasi ky i fundit u zgjodh kryetar i partisë qeverisëse, AKP-së.

Gjatë fjalimit të tij lideri më i ri ushpreh se Turqia ka nevojë të menjëhershme për një kushtetutë të re duke lënë të kuptohet se ky do të jetë ndryshimi i parë ndër shumë të tjera, menjëherë sapo ai të ulet në karrigen e presidentit.

Në cerominë e sotme do të marrin pjesë dhjetra krerë shtetesh e zyrtarë të lartë. Në ceromoni do të mungojë presidenti amerikan dhe krerët e shteteve të Europës Perëndimore, duke bërë të kuptohet se marrëdhëniet e Turqisë me këto shtete përgjatë viteve të fundit janë përkeqësuar.

Rexhep Taip Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale në fillim të këtij muaji, pasi siguroi 52% të votive të raundit të parë.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here