100 mijë punonjësit e ndërtimit janë kthyer në shtëpitë e tyre duke lënë pas qindra qen dhe kafshë shtëpiake. Mbrojtësit e kafshëve ankohen se Soçi është bërë skenë që të kujton filmin klasik të Disney-t … 101 Dalmatians. Qyteti nënshkroi një kontratë me një kompani për të kapur dhe vrarë 2 mijë kafshë. Mënyra sesi
100 mijë punonjësit e ndërtimit janë kthyer në shtëpitë e tyre duke lënë pas qindra qen dhe kafshë shtëpiake.
Mbrojtësit e kafshëve ankohen se Soçi është bërë skenë që të kujton filmin klasik të Disney-t … 101 Dalmatians.
Qyteti nënshkroi një kontratë me një kompani për të kapur dhe vrarë 2 mijë kafshë.
Mënyra sesi veproi qyteti nuk është zgjidhje e situatës – një kompani private që i merr qentë nga rruga, në një kohë që nuk ka një vend për ta. Kështu që thjesht i vrasin.
Duke e kundërshtuar këtë praktikë, admiruesit e kafshëve në Soçi organizuan një paradë duke u siguruar strehë kafshëve në familjet ruse në pjesë të tjera të vendit.
Përmes Internetit, vijnë kërkesa për adoptime ndërkombëtare – 90 përqind janë nga Shtetet e Bashkuara.
Një atlet amerikan në Soçi, fituesi i medaljes së argjendë për stilin e lirë në ski, Gus Kenëorthy, publikoi dy foto në tëiter me qentë që ka në plan të sjell në Kolorado.
Dhe kjo foto u shpërnda me twiter 4 mijë herë të tjera.
Permes Internetit, rusët dhe amerikanët po ndihmojnë pë të shpëtuar këta qen të vetmuar në Soçi.
\B.Belegu\
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *