Sheshi Taksim vazhdon të jetë i pushtuar nga demonstruesit edhe pse nga qeveria kërkoi që të ndalohen mitingjet dhe të kthehen në punë dhe shkollë. Të hënën, një konfederatë e sindikatave që pretendon se rreth 240.000 anëtarë janë shtuar kundër kryeministrit Erdoan, deklaroi se do të shkojë në grevë kundër “fashizmit” të qeverisë së Erdoanit.
Sheshi Taksim vazhdon të jetë i pushtuar nga demonstruesit edhe pse nga qeveria kërkoi që të ndalohen mitingjet dhe të kthehen në punë dhe shkollë.
Të hënën, një konfederatë e sindikatave që pretendon se rreth 240.000 anëtarë janë shtuar kundër kryeministrit Erdoan, deklaroi se do të shkojë në grevë kundër “fashizmit” të qeverisë së Erdoanit.
Protestuesit e zemëruar kanë thënë se policia i është përgjigjur demonstratave të tyre me forcë të tepruar. Kryeministri sfidues, duket nuk ka për tu dhënë përgjigje kërkesave të protestuesve.
Turma e protestuesve të hënën në Sheshin Taksim ishte më e vogël dhe më e qetë se ditët e fundit.
/Laugert Qosja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *