Turqi, merret peng prokurori brenda në gjykatë

Një prokuror turk është marrë peng sot nga një grup i armatosur brenda një gjykate në Stamboll. Prokurori i marrë peng është Mehmet Selim Kiraz, i cili është duke hetuar vrasjen e Berkin Elvan. Kujtojmë që Elvan vdiq marsin e kaluar pasi kaloi 269 ditë në koma për shkak të lëndimeve që i ishin shkaktuar

Një prokuror turk është marrë peng sot nga një grup i armatosur brenda një gjykate në Stamboll.

Prokurori i marrë peng është Mehmet Selim Kiraz, i cili është duke hetuar vrasjen e Berkin Elvan. Kujtojmë që Elvan vdiq marsin e kaluar pasi kaloi 269 ditë në koma për shkak të lëndimeve që i ishin shkaktuar nga policia në protestat masive të verës së vitit 2013.

Agjencia e lajmeve “Dogan” raporton se brenda objektit të gjykatës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas mediave vendase, pengmarrësit janë antarë të një grupi ekstremist të majtë.

Televizioni turk NTV ka publikuar foton e një personi të armatosur që i ka vendosur armën në kokë prokurorit që qëndron me duar të lidhura.

Mësohet se në gjykatë kanë hyrë edhe forcat e armatosura turke.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar