Tullacët, më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Tullacët, më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Eksperti i kancerit të prostatës në universitetin Seattle, profesor Jonathan Wright, gjatë një studimi të tij ka arritur në përfundim se mes rënies së hershme të flokëve dhe kancerit të prostatës ekziston një lidhje. Sipas profesor Wright, shkaktar i mundshëm i këtij dallimi, mes të tullacëve dhe të tjerëve është  hormoni steroid me emrin Dihydrotestosteron.

Eksperti i kancerit të prostatës në universitetin Seattle, profesor Jonathan Wright, gjatë një studimi të tij ka arritur në përfundim se mes rënies së hershme të flokëve dhe kancerit të prostatës ekziston një lidhje.

Sipas profesor Wright, shkaktar i mundshëm i këtij dallimi, mes të tullacëve dhe të tjerëve është  hormoni steroid me emrin Dihydrotestosteron. Kur ky hormon është me shumicë, meshkujve u bien flokët ndërsa ata që kanë sasi të vogël të këtij hormoni, nuk u bien flokët por rrezikohen më shumë nga kanceri i prostatës.

Gjatë studimit të tij profesori ka marrë në analizë 2000 meshkuj, gjysma e të cilëve vuanin nga kanceri i prostatës. Ai ka bërë krahasimine shkallës së prekjes nga tumori te meshkujt që i’u kanë rënë flokët që nga mosha 30 vjeccare me ata që nuk kanë pasur rënie flokësh.

Rezultati i arritur nga professor Wright ka qenë: Meshkujt me rënie të hershme të flokëve kanë deri në 45% më pak rrezik për tu sëmurë në të ardhmen nga kanceri i prostatës.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar