Tryezë shkencore: “Kultura e gjuhës në mediat tona”

0

Shoqata e Gjuhës Shqipe e Prishtinës dhe Sektori i Kulturës së Gjuhës i Institutit Albanologjik organizuan dje një tyrezë shkencore me temë “Kultura e gjuhës në mediat tona – arritje dhe problemet aktuale”.

Qëllimi i kësaj tryeze shkencore për të nxjerrë në pah problemet e ligjerimit në shtypin e shkruar dhe të folur e cila është thelbësore në formimin e kulturës për brezin e ri.

Të mbledhur në këtë tryezë shkencore, pjesëmarrësit rolin e madh që u takon të luajnë këto mjete në procesin e komunikimit dhe të edukimit në shoqërinë e sotme.

Gjithashtu, me rëndësi tepër të madhe ishte nxjerrja në pah e përpjekja që është bërë në rritjen e cilësisë së mediave tona.

Thirrje iu bë redaksive të shtypit të shkruar, radio, redaksive të televizioneve në përmisimin e gjuhës dhe ti japin asaj një rëndësi tepër të veçantë. Disa nga thirrjet kryesore janë:

1. Kujdesin për gjuhën ta vlerësojnë si një nga detyrat themelore të punës së tyre, duke i kushtuar formës gjuhësore të shprehjes po atë vëmendje që i kushtojnë edhe përmbajtjes që përcillet me anë të saj.

2. Redaksitë e gazetave, të revistave, të televizoneve të pajisen me kodet themelore të gjuhës, si fjalorë shpjegues të shqipes, rregullat e drejtshkrimit të shqipes, fjalorin drejtshkrimor, fjalorin gjeografik dhe doracakë të tjerë gjuhësorë. Krahas tyre, të përdoren edhe korrektori elektronik dhe fjalori elektronik i shqipes.

3. Në gazetat e revistat si dhe në programet radiofonike e televizive të ketë vend për rubrika gjuhësore lidhur me çështje të zbatimit të normave të gjuhës standarde, në të cilat të kontribuojnë gjuhëtarë, lëvrues të njohur të shqipes e redaktorë me përvojë.

4. Tregtuesit e pajisjve kompjuterike të hedhin në treg tastiera me taste për shkronjat ë dhe ç.

5. Një nga kriteret e punësimit në mediet elektronike, po dhe në mediet e tjera, të jetë kualifikimi gjuhësor i kandidatëve, që duhet dëshmuar nëpërmjet testimit të përgatitjes së tyre gjuhësore dhe kulturore.

6. Në organikën e medieve të shkruara të parashikohet vendi i redaktorit letrar dhe i lektorit gjuhësor, kurse në mediet elektronike vendi i mbikëqyrësit gjuhësor të emisioneve.

7. Në mediet elektronike një kriter punësimi të jenë edhe aftësitë shqiptimore të kandidatëve për folës dhe drejtues emisionesh.

8. Komisioni parlamentar i medies si objekt të veprimtarisë së tij të ketë edhe mbikëqyrjen gjuhësore sidomos të medieve elektronike.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here