Trupat e shumë shqiptarëve të zhdukur nga lufta e Kosovës dyshohet se mund të jenë dërguar në Serbi. Ekipi i gazetës “Tribuna” në Kosovë ka shkuar në Serbi për të marrë rrëfimin e dëshmitarit Ivan Pajic që ka parë me sytë e tij zbrazjen e trupave të civilëve shqiptarë nga kamionët frigoriferë në shkritoren e
Trupat e shumë shqiptarëve të zhdukur nga lufta e Kosovës dyshohet se mund të jenë dërguar në Serbi.
Ekipi i gazetës “Tribuna” në Kosovë ka shkuar në Serbi për të marrë rrëfimin e dëshmitarit Ivan Pajic që ka parë me sytë e tij zbrazjen e trupave të civilëve shqiptarë nga kamionët frigoriferë në shkritoren e Borit. Atje disa prej trupave kanë përfunduar në varreza masive, ndërsa shumë të tjerë kanë përfunduar në shkritore bakri.
Dëshmitarë për bartjen e trupave nga Kosova ka pasur, por asnjëherë nuk është gjetur ndonjë dëshmitar që tregon për destinacionin në Serbi të këtyre trupave. 30-vjeçari Ivan Pajic dhe babai i tij Drago Pajic, pretendojnë se dinë për misterin që ka mbajtur peng dhjetëra familje kosovare dhe që do të zbulojë një nga krimet më monstruoze të luftës së Kosovës.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *