“Trukimet”, prokurori Ramadan Troci: Prisni arrestime!

Kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, paralajmëron arrestime për ndeshjen e “trukuar” mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar dhe përfundoi me fitoren e kuqezinjve, 2-1. Pasi e tregoi guximin e tij në çështjen e famshme të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, ku ndër të tjera urdhëroi edhe arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, tashmë Troci ka nisur hetimin për

Kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, paralajmëron arrestime për ndeshjen e “trukuar” mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar dhe përfundoi me fitoren e kuqezinjve, 2-1.

Pasi e tregoi guximin e tij në çështjen e famshme të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, ku ndër të tjera urdhëroi edhe arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, tashmë Troci ka nisur hetimin për një ndeshje futbolli.

Pas asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në Vlorë, opinioni sportiv në qytetin bregdetar dhe veçanërisht drejtuesit e Flamurtarit kanë besim se Prokuroria mund ta çojë deri në fund zbardhjen e kësaj çështjeje.

Edhe pse kjo çështje i është besuar prokurores Flora Çela, prokurori Troci, në një intervistë për “Panorama Sport”, tregoi detaje të hetimeve duke u shprehur se po e ndjek hap pas hapi çështjen pasi vlerësohet si një hetim specifik.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar