Tronditet Vlora, 3 të vrarë dhe një i plagosur

Qetësia e qytetit të Vlorës është prishur sot nga vrasja e tre personave dhe plagosja e një tjetri. Viktimat janë qëlluar për vdekje, teksa ishin duke pirë kafe në një lokal. Vrasja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ose e njohur si lagja Çole. Mësohet se pista e hetimit është një hasmëri e vjetër mes

Qetësia e qytetit të Vlorës është prishur sot nga vrasja e tre personave dhe plagosja e një tjetri. Viktimat janë qëlluar për vdekje, teksa ishin duke pirë kafe në një lokal. Vrasja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ose e njohur si lagja Çole.

Mësohet se pista e hetimit është një hasmëri e vjetër mes dy fiseve. Ndër të vrarët është edhe autori i sulmit me armë, ndërsa një tjetër autor është plagosur, si pasojë e përgjigjes me armë nga pala tjetër. Policia thotë se dy grupe personash janë konfliktuar duke përdorur arme zjarri dhe për pasoje kane mbetur te vdekur 3 persona. Ata janë: shtetasi me iniciale A. V., i datëlindjes 1987, H. R., i datëlindjes 1986 dhe Albi Limaj.

Ndërkohë, pak minuta pas krimit Policia e Vlorës ka arrestuar 3 nga autorët e dyshuar. Ata janë Aleksandër Llanaj, Ani Delaj dhe Ervis Mehmeti. Policia sekuestroi edhe 2 automjete tip BMË X5, që mendohet se janë përdorur në krim. Blutë e Vlorës kanë gjetur edhe 2 pistoleta.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në ambientet e lokal “Adore”. Të vdekur mbetën shtetasit me inicialen A.V., H.R. dhe A.L. Ndërkohë Aleksandër Llanaj mbeti i plagosur.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar