Trofeu TIM, sot Milan, Juventus,dhe Sasuolo në fushë

Trofeu TIM, sot Milan, Juventus,dhe Sasuolo në fushë

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Juventusi, Milani dhe Sasuolo do të jenë protagonistet e turneut të famshëm veror “TIM”. Nëse vitet e kaluara ka qenë edhe Interi protagonist, zikaltrit janë zëvendësuar sivjet nga të sapongjiturit në Serinë A, Sasuolo, të cilët do të kenë gjithashtu luksin që të luajnë përpara tifozëve të tyre, në

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Juventusi, Milani dhe Sasuolo do të jenë protagonistet e turneut të famshëm veror “TIM”. Nëse vitet e kaluara ka qenë edhe Interi protagonist, zikaltrit janë zëvendësuar sivjet nga të sapongjiturit në Serinë A, Sasuolo, të cilët do të kenë gjithashtu luksin që të luajnë përpara tifozëve të tyre, në Rexho Emilia, në “Mapei Stadium”

Organizatorët kanë zbuluar edhe programin, me supersfidën Juventus-Milan që do hapë këtë turne. Bardhezinjtë pritet të hedhin më të mirët në fushë, ndërkohë që kuqezinjtë do jenë të pranishëm pa titullarë si Baloteli, El Sharaui, Montolivo e të tjerë.

Humbësja e takimit të parë do përplaset me Sasuolon në sfidën e dytë, që do startojë në 21:45. Afati kohor për një ndeshje është 45 minuta.Ndërsa takimi i tretë, i cili starton në 22:45 dhe do ketë në fushë Sasuolon dhe fituesen e duelit Juve-Milan,si dhe në fund do të shpallet edhe fituesin.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar