Tre fëmijët e humbur në Kurbin gjenden në Mal të Zi

Tre fëmijët e humbur në Kurbin gjenden në Mal të Zi

Tre fëmijët e zhdukur në Kurbin ditën e djeshme gjenden në Budva të Malit të Zi. Sipas të dhënave të fundit tre të miturit me iniciale K.SH, R.B, dhe E.H janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të dërgohen në Shqipëri. Tre të miturit janë zhdukur dje rreth orës 11:00 ditën e djeshme. Ato kanë

Tre fëmijët e zhdukur në Kurbin ditën e djeshme gjenden në Budva të Malit të Zi. Sipas të dhënave të fundit tre të miturit me iniciale K.SH, R.B, dhe E.H janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të dërgohen në Shqipëri.

Tre të miturit janë zhdukur dje rreth orës 11:00 ditën e djeshme. Ato kanë lënë shkollën, në Fush-Milot të Kurbinit dhe nuk janë parë që nga ai moment as nga familjarët dhe as nga shokët e tyre. Familjarët të shqetësuar nga mungesa e fëmijëve në shtëpi kanë bërë denoncimin në komisariatin e Laçit.

Ende nuk dihet arsyeja e largimit të tre fëmijëve drejt vendit fqinj, ndërkohë pritët që efektivët e policisë të marrin në pyetje tre të miturit për të sqaruar ngjarjen.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar