Tre aksidente,1 i vdekur dhe 3 te plagosur

Tre aksidente,1 i vdekur dhe 3 te plagosur

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas tre aksidenteve automobilistike të ndodhura në orët e para të vitit të ri në Tiranë. Aksidenti i parë ndodhi në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin ku një automjet me targa italiane EH 381 GJ u përplas me trafikndarësen duke lënë të vdekur 60

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas tre aksidenteve automobilistike të ndodhura në orët e para të vitit të ri në Tiranë.

Aksidenti i parë ndodhi në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin ku një automjet me targa italiane EH 381 GJ u përplas me trafikndarësen duke lënë të vdekur 60 vjeçarin Gëzim Rexha.

Aksidenti tjetër ndodhi pranë ish-restorant ‘Durrësit’, ku automjeti me të cilin po udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat të cilët janë dërguar në spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rreth orës 10:00 të paradites së sotme po në autstradën Tiranë- Vorë, në kilometrin e nëntë, një automjet me targa të Elbasanit ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi Fatjon Muçkollari

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar