Parlamenti i serbis ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të trazirave të ndodhura në seancën e fundit parlamentare. Deputetet e opozites ishin ata që pas miratimit të rendit të ditës u ngritën nga vendet e tyre duke hedhur gaz lotsjellës e granata tymuese e disa të tjerë u drejtuan drejt kryetares së parlamentit
Parlamenti i serbis ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të trazirave të ndodhura në seancën e fundit parlamentare. Deputetet e opozites ishin ata që pas miratimit të rendit të ditës u ngritën nga vendet e tyre duke hedhur gaz lotsjellës e granata tymuese e disa të tjerë u drejtuan drejt kryetares së parlamentit ku u përleshën edhe me rojet e sigurisë.
Kërkesa e opozitës ishte që pjesë e ndryshimit në rendin e ditës të ishte vetëm ligji për arsimin e lartë në mbështetje të protestave anti-korrupsion të udhëhequra nga studnetët. Në mes të tencioneve dhe përplasjes mes pozitës dhe opozitës nje deputet hedh ujë në drejtim të kryeparlamentares Ana Bërnabiç duke e açaruar akoma më shumë situatën.
Mes tencjoneve dhe përplasjes Ana Bërnabiç ngjitet në foltore dhe i drejtohet opozitës për ndodhinë. “Revolucioni juaj i ngjyrave ka dështuar, dhe ky vend do të jetojë, ky vend do të punojë dhe ky vend do të vazhdojë të fitojë.”- u shpreh ajo.
Një tjeter pikë ku kryeparlamentarja u ndal ishte edhe Kosova dhe lajmet e mdiave në Kosovë. Ajo theksoi se me ngjarjet e fundit opozita ishte duke kënaqur Kosovën e Albin Kurtit.“Po e kënaqni terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
I pranishëm në sallë ishte edhe deputeti shqiptar Shaip Kamberi, përfaqësues i komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Ai ndau me ndjekësit e tij në “Facebook” video nga momentet e trazirave në parlament duke akuzuar kryeparlamentaren Ana Bërnabiç për vazhdimin e seancës në nje situatë të tillë. “Opozita me gaz lotësjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Bërnabiç insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.”– shkroi ai.
Nga perplasja mes deputeteve mbetën te plagosur 3 të tillë mes tyre edhe një grua 8-muajshe shtatzanë.
Xhuana Hida
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *