Transportuesit: Italia aplikon taksat më të larta me Shqipërinë

0

Italia, partneri ynë kryesor në tregti aplikon taksat më të larta të transportit me Shqipërinë krahasuar me vendet e tjera të ballkanit. Kompanitë e transportit e kanë shtruar në Komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese kërkesën ndaj  qeverisë për të nxitur parlamentin Italian të rishikojë këto detyrime. Barra e taksës së dyfishtë në Itali është e njohur prej kohësh nga anëtarët e kuvendit.

Italia aplikon me Shqiperinë dy taksa transporti: atë të qarkullimit për 120 ditë pavarësisht kohës reale të qarkullimit të një kamioni shqiptar në Itali dhe taksën e peshës 9.3 euro për ton. Për vendet e tjera në Ballkanit, shteti fqinj nuk i aplikon këto taksa ose i ka në nivele më të ulëta.

Transportuesit kërkojnë të ulet ose te hiqet taksa e peshës 9.3 euro për ton.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here