Transfertat e emigrantëve tkurren 32 për qind

0

Në tremujorin e tretë të këtij viti emigrantët kanë dërguar pranë familjeve të tyre rreth 119 milionë lekë, një shumë rreth 40% më e ulë në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave për tremujorin e tretë, Banka e Shqipërisës bën të ditur se për nëntë muajt e vitit 2013, remitancat ishin në nivelet më të ulëta historike, në 345 milionë euro, me një tkurrje prej 32% me bazë vjetore.

Trendi i rënjes së remintancave ka ardhur për shkak të lëvizjeve ciklike dhe nga kriza që po përjetojnë Greqia dhe Italia, shtetet ku ndodhet pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

Remitancat e emigrantëve përdoren kryesisht për financimin e konsumit në vend. Tkurrja e tyre u ndie dhe në verën e këtij viti, teksa monedha vendase nuk fitoi pikë ndaj euros.

Si rrjedhojë e reduktimit të transfertave të emigrantëve  në vend, llogariten rreth 300 milionë euro në vit, që po i mungojnë ekonomisë shqiptare që pas krizës që nisi në 2008-n.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here