Trajnim për “Zakonet tona të konsumit të medias: From viewing to scrolling”

Trajnim për “Zakonet tona të konsumit të medias: From viewing to scrolling”

Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua trajnimi me temë “Zakonet tona të konsumit të medias: From viewing to scrolling”. Trajnimi i zhvillua nga lektori i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, MSc. Alban Tufa. Përgjatë trajnimit u diskutua se si ka ndryshuar mënyra se si ne i konsumojmë mesazhet mediatike, se si mediat dhe

Në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u zhvillua trajnimi me temë “Zakonet tona të konsumit të medias: From viewing to scrolling”. Trajnimi i zhvillua nga lektori i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, MSc. Alban Tufa.

Përgjatë trajnimit u diskutua se si ka ndryshuar mënyra se si ne i konsumojmë mesazhet mediatike, se si mediat dhe platformat konkurrojnë për vëmendjen tonë, çfarë i kanë shkaktuar ato përqendrimit dhe aftësisë sonë për tu fokusuar gjatë në një përmbajte më tradicionale. Më tej në trajnim u diskutua se si ndikon konteksti në mënyrën se si ne i konsumojmë mesazhet mediatike.

Në pjesën e fundit trajnimi u fokusua te çrregullimi i mediave sociale, varësia ndaj asaj që sot quhet scrolling, dhe te antidoti i tyre, gjithë duke sugjeruar njohjen e medias, njohjen se si platformat funksionojnë, thënë ndryshe, Edukimi për Median dhe Informacionin.

Në trajnim morën pjesë studentë të ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, të cilët ngritën pyetje për diskutim rreth mënyrave të konsumit dhe prodhimi të përmbajtjeve mediatike.

 

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar