Trajneri i Liverpulit thur elozhe për Starridge

Trajneri i Liverpulit thur elozhe për Starridge

Brendan Roxhers beson se sulmuesi Daniel Starridge mund të plotësoje potencialin e tij dhe të rënditet në krye të sulmuesve më të mirë në Evropë. Ish-futbollisti i Çelsit dhe Mançester Junajtid ka udhehequr sulmin e Liverpulit, ndërkohë që Luis Suarez mungon për shkak pezullimi. Tregolëshi i shënuar të dielën ka bërë që menaxheri i tij

Brendan Roxhers beson se sulmuesi Daniel Starridge mund të plotësoje potencialin e tij dhe të rënditet në krye të sulmuesve më të mirë në Evropë.

Ish-futbollisti i Çelsit dhe Mançester Junajtid ka udhehequr sulmin e Liverpulit, ndërkohë që Luis Suarez mungon për shkak pezullimi.

Tregolëshi i shënuar të dielën ka bërë që menaxheri i tij t’i drejtohet me lëvdata të mëdha. Ai e sheh Starridge në majat e futbollit Evropian brenda pak vitesh.

“Kam mbetur i impresionuar nga Daniel Starridge. Ai është një lojtar i ri që premton shumë për të ardhmen dhe i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian” , është shprehur Brendan pas fitores së Liverpulit 3-1 përballë Fulhamit.

“Jemi shumë  të entuziazmuar. Ne ishim shumë kreativë. Shënuam tre por mund të shënonim akoma më shume. Ishte një pjesë e dytë magjike, – ka vazhduar ai. – Mendoj se sezonin tjeter do ndërtojmë një skuadër që të jetë konkuruese në 4-tërshen e parë”.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar