Maxarri: Nuk dua t’ia di për rezultate të thella

Maxarri: Nuk dua t’ia di për rezultate të thella

Duke parë që skuadra të tjera po fitojnë me rezultate të thella, ndërsa Interi në dy përballjet e para nuk i ka kaluar 3 golat, media ka nisur ta “kryqëzojë” që tani skuadrën e Valter Maxarrit. Trajneri zikaltër mundohet që të mbrojë kritikat mbi golat e paktë, por nga ana tjetër pranon se Interi i

Duke parë që skuadra të tjera po fitojnë me rezultate të thella, ndërsa Interi në dy përballjet e para nuk i ka kaluar 3 golat, media ka nisur ta “kryqëzojë” që tani skuadrën e Valter Maxarrit.

Trajneri zikaltër mundohet që të mbrojë kritikat mbi golat e paktë, por nga ana tjetër pranon se Interi i tij është ende një kantier ndërtimi.

“Nëse ju gazetarëve ju interesojnë rezultatet, unë personalisht nuk dua t’ia di për to. Nuk më shqetëson fakti që nuk fitojmë me 7 apo 8 gola, ajo çka më tremb në këto dy daljet tona të para është ekuilibri total që i mungon kësaj skuadre mes reparteve. Nuk jam i lumtur që i them hapur këto gjëra, por problemet është më mirë t’i evidentosh dhe t’i zgjidhësh, sesa t’i mbash të fshehura dhe të vuash prej tyre.

Nga ana fizike jemi mirë, por tani e në vazhdim do punojmë shumë mbi ekuilibrin dhe lëvizjet që duhet të kryejë çdo lojtar i imi. Kam besim se do ia dalim mbanë. Jam i bindur dhe do jemi gati për kampionatin” është shprehur Maxarri për mediat italiane.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar