Trajneri i brazilianëve Scolari jep dorëheqjen

Trajneri i brazilianëve, Luiz Felipe Scolari, ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të skuadrës së tij në Kupën e Botës “Brazil 2014″. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga televizioni shtetëror brazilian “Globo TV”. Kontrata e Skolarit përfundonte në fund të këtij kampionati, por ai ka vendosur të dorëhiqet, ndërsa pritet që largimi i

Trajneri i brazilianëve, Luiz Felipe Scolari, ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të skuadrës së tij në Kupën e Botës “Brazil 2014″.

Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga televizioni shtetëror brazilian “Globo TV”.

Kontrata e Skolarit përfundonte në fund të këtij kampionati, por ai ka vendosur të dorëhiqet, ndërsa pritet që largimi i tij të pranohet edhe nga Konfederata Braziliane e Futbollit.

Skolari u shpreh për mediat se humbja ndaj Gjermanisë 7 me 1 ishte dita më e keqe e të gjithë jetës së tij ndërsa i ka kërkuar përulësisht falje të gjithë popullit brazilian.

Brazili ishte nën drejtimin e Skolarit që prej vitit 2001, një vit më pas u shpall kampion bote duke mundur Gjermaninë 2 me 0 në finale në Yokohama në Japoni.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar