Tragjedi “dëshpërimi”, mbi 200 të vdekur në Kanalin e Siçilisë

Dita e mërkurë shënoi një tjetër tragjedi “dëshpërimi” në ujërat e Mesdheut. Tre gomone me emigrantë afrikanë nuk ia kanë dalë dot të mbërrijnë në brigjet italiane nëpërmjet Kanalit të Siçilisë, ku të paktën 29 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, në këto “karroca të shpresës” udhëtonin

Dita e mërkurë shënoi një tjetër tragjedi “dëshpërimi” në ujërat e Mesdheut. Tre gomone me emigrantë afrikanë nuk ia kanë dalë dot të mbërrijnë në brigjet italiane nëpërmjet Kanalit të Siçilisë, ku të paktën 29 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, në këto “karroca të shpresës” udhëtonin më shumë se 200 klandestinë. Nuk dihet më asgjë për ta. Mediat italiane raportojnë se me shumë gjasë janë të gjithë të vdekur.

Konfirmimi ka ardhur nga Carlotta Sami e Unhcr, e cila ka rrëfyer dëshmitë e nëntë imigrantëve të shpëtuar nga një rimorkiator afro 100 milje larg Lampeduzës. “Në total ishin tre gomone me imigrantë në bord – shpjegon Sami – në njërën prej tyre ishin edhe 29 imigrantët që më pas vdiqën prej të ftohtit dhe 76 të shpëtuarit. Në dy gomonet e tjera ishin më shumë se 210 vetë. Prej këtyre vetëm nëntë janë shpëtuar”.

Njëra prej gomoneve të tjera ishte fundosur, kanë rrëfyer mes lotëve imigrantët, ndërsa tjetra ishte çarë duke shkaktuar panik.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar