Trabzonspor hetohet për trukime, Kukësi shpreson

Trabzonspor hetohet për trukime, Kukësi shpreson

Pas përjashtimit të Beshiktashit dhe Fenerbahçes nga kupat Evropiane, duket se nuk kanë fund telashet për futbollin turk. Ekipi që eleminoi Kukësin në Ligën e Evropës Trabzonspori, po hetohet për trukim ndeshjesh dhe nëse shpallet fajtor atëherë automatikisht kalon skuadra e Kukësit. Ka shumë gjasa që gjatë këtyre ditëve do të ketë zhvillime shumë të

Pas përjashtimit të Beshiktashit dhe Fenerbahçes nga kupat Evropiane, duket se nuk kanë fund telashet për futbollin turk.

Ekipi që eleminoi Kukësin në Ligën e Evropës Trabzonspori, po hetohet për trukim ndeshjesh dhe nëse shpallet fajtor atëherë automatikisht kalon skuadra e Kukësit.

Ka shumë gjasa që gjatë këtyre ditëve do të ketë zhvillime shumë të rëndësishme, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare shtrojnë mundësinë e përjashtimit të dy skuadrave të tjera turke Gallatasaraj dhe Trabzonspor.

Sadri Shener, ish-presidenti i Trabzonit ishte ndër të akuzuarit për trukime ndeshjesh dy vite më parë. Skandal në të cilin u përfshinë gjithsej 22 persona bashkë me drejtuesin e Federatës Turke, Levent Këzëll.

Skuadra shqiptare do të bënte pjesë në grupin J.

Lacio, Kukësi, Legia Varshav, Apollon Limasol.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar