Totozani: Strehim, regjistrim dhe ndihmë ekonomike për komunitetin rom

Totozani: Strehim, regjistrim dhe ndihmë ekonomike për komunitetin rom

Avokati i Popullit,  Igli Totozani, bën apel për komunitetin rom. Ai shprehet se qytetarët romë në Shqipëri janë  të  përjashtuar nga jeta sociale, prandaj duhet lobuar që  t’u vihet nderi në  vend. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, institucioni i Avokatit të Popullit mblodhi sot në një takim ekspertë dhe aktivistë të të drejtave

Avokati i Popullit,  Igli Totozani, bën apel për komunitetin rom. Ai shprehet se qytetarët romë në Shqipëri janë  të  përjashtuar nga jeta sociale, prandaj duhet lobuar që  t’u vihet nderi në  vend.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, institucioni i Avokatit të Popullit mblodhi sot në një takim ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të komunitetit ndërkombëtar.

“Takim i sotëm është në vazhdën e kërkimit që Avokati i Popullit po bën për të gjetur një zgjidhje definitive për komunitetin rom. Kemi konstatuar gjatë këtyre viteve se romët kanë probleme të punësimit, probleme ekonomike, të shëndetësisë, të regjistrimit, probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje. Jam pothuajse i bindur se romët janë shtresa e përjashtuar sociale. Romët janë qytetarët e përjashtuar të Republikës së Shqipërisë. Sistemi social nuk i ka romët të llogaritur. Pse ndodh kjo, sepse sistemi jonë është me shumë kritere që romët nuk arrijnë ti përmbushin”, u shpreh Totozani

Sipas z. Totozani, tre janë pikat kryesore ku duhet të bërë ndërhyrja ndaj këtij komuniteti: strehim, regjistrim dhe ndihmë ekonomike.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar