Totenhemi nuk heq dorë nga Guarin

Totenhemi nuk heq dorë nga Guarin

Totenhemi nuk heq dorë nga dëshira për të marrë shërbimet e mesfushorit të Interit, Fredi Guarin. Kjo është një dëshirë e shprehur prej kohësh nga trajneri i klubit anglez, Andres Vilas Boas. Në anën tjetër, “bosi” i zikaltërve, Masimo Morati, e konsideron futbollistin kolumbian si të pashitshëm, pasi nga ai mendon të ndërtojë Interin e

Totenhemi nuk heq dorë nga dëshira për të marrë shërbimet e mesfushorit të Interit, Fredi Guarin. Kjo është një dëshirë e shprehur prej kohësh nga trajneri i klubit anglez, Andres Vilas Boas.

Në anën tjetër, “bosi” i zikaltërve, Masimo Morati, e konsideron futbollistin kolumbian si të pashitshëm, pasi nga ai mendon të ndërtojë Interin e së ardhmes.

Megjithatë, “The spurs” nuk heqin dorë, duke ofruar edhe 20 milionë euro. Vilas Boas ka qenë trajneri i mesfushorit Guarin tek Porto dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e tij.

Guarin ka një kontratë me Interin deri në vitin 2016, por 20 milionë euro nuk janë pak për situatën financiare jo fort pozitive të klubit italian.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar