Toponimet, Idrizi: Tirana dhe Athina të gjejnë një zgjidhje

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi sot në lidhje me kushtëzimet greke, përsa i përket toponimeve për të gjithë ato që rinovojnë dokumentat. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur se “Ky është një problem i ri mbi bazën e një problem të vjetër i cili do të duhej të parashikohej që në fillim

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi sot në lidhje me kushtëzimet greke, përsa i përket toponimeve për të gjithë ato që rinovojnë dokumentat.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur se “Ky është një problem i ri mbi bazën e një problem të vjetër i cili do të duhej të parashikohej që në fillim nga autoritetet e dy shteteve”.

Idrizi theksoi se Greqia nga njëra ana pranon të gjejë një zgjidhje për këtë problem nga ana tjetër bën presion mbi emigrantët shqiptarë, gjithashtu shton se Shqipëria dhe Greqia duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare lidhur me këtë problem.

Ndër të tjera Idrizi deklaroi se; “ Dy vendet tona duhet patjetër ta zgjidhin këtë problem, në themel të të gjithë problematikës që mund të krijohet duke u mbështetur në legjislacionion ndërkombëtar më të përparuar dhe jo në vullnetin e atij që e konsideron veten shtet i fortë. Ne duam të besojmë se një problem si ky nuk nxirret si mënyrë presioni për ndonjë çështje tjetër në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”.

Problem i toponimeve është një çështje që po flitet prej muajsh, por që akoma duket se nuk ka gjetur zgjidhje.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar