Topi: Të rritet ritmi i numërimit të votave

Topi: Të rritet ritmi i numërimit të votave

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi në një prononcim për mediat është shprehur se procesi i numërimit të votave është shumë i ngadaltë. Topi është shprehur gjithashtu se duhet të rritet ritmi i numërimit të votave për të bërë kështu të mundur vendosjen e stabilitetit të institucioneve shqiptare. “Kemi ardhur në një

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi në një prononcim për mediat është shprehur se procesi i numërimit të votave është shumë i ngadaltë.

Topi është shprehur gjithashtu se duhet të rritet ritmi i numërimit të votave për të bërë kështu të mundur vendosjen e stabilitetit të institucioneve shqiptare.

“Kemi ardhur në një moment shumë të rëndësishëm të administrimit të procesit zgjedhor. E kemi ndjekur me shumë kujdes nëpërmjet vëzhguesve procesin e numërimit të votave dhe ajo që bie në sy është një vonesë e pakuptimtë . Unë besoj se duhet të jetë në vullnetin e partive politike  që të vazhdojnë të rrisin ritmin e numërimit të votave të qytetarëve që unë besoj që është shprehja e vullnetit të tyre. Komisionerët janë instumentat e ligjit dhe çdo votë e hedhur nga qytetarët duhet të shkojë dhe të numërohet në mënyrë korrekte pasi janë krijuar situata të panevojshme nëpër qendrat e numërimit pasi tendeca politike në këto zgjedhje është e shprehur”, ka mbyllur deklaratën e tij Topi.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar