Topi: Më 23 qershor vendosin gratë

Topi: Më 23 qershor vendosin gratë

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë një takimi që zhvilloi në njësinë nr. 9 në Tiranë deklaron se më 23 qershor gratë do të jenë përcaktuese në rezultatin final, duke qënë se përbëjnë edhe gjysmën e popullsisë. “Gratë në Shqipëri përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe si rrjedhojë kanë në dorë dhe do

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë një takimi që zhvilloi në njësinë nr. 9 në Tiranë deklaron se më 23 qershor gratë do të jenë përcaktuese në rezultatin final, duke qënë se përbëjnë edhe gjysmën e popullsisë.

“Gratë në Shqipëri përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe si rrjedhojë kanë në dorë dhe do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit”, – tha z. Topi.

Duke vazhduar më tej Bamir Topi tha se në vendon tonë për shkak të mentalitetit maskilist që ekziston, gratë e kanë të vështirë për të gjetur hapsira dhe për t’u bërë pjesë e politikës shqiptare. “Zakonisht gratë futen në politikë si femra, por ndonjëherë përfundojnë të jenë pjesë e mentalitetit maskilist, siç është edhe rasti i parlamentit tonë. Edhe pse gratë duken sikur kanë pak rol shoqëri, ato janë mbështetja e parë për familjen, ato janë gjysma më e mirë e shoqërisë”, – deklaron kreu i FRD – së.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar