Topalli: Rrogat e mësuesve do bëhen 700 dollarë

Topalli: Rrogat e mësuesve do bëhen 700 dollarë

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, organizoi sot një bashkëbisedim  me mësuesit dhe profesorët e qytetit të Shkodrës për planin konkret të PD-së. Gjatë fjalimit të saj Topalli tha se të gjithë arsimtarët do i përgjigjen me votë fyerjeve të Edi Ramës.  “Nuk ka mësues, nuk ka njeri të shkolluar që të pranojë të ketë model

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, organizoi sot një bashkëbisedim  me mësuesit dhe profesorët e qytetit të Shkodrës për planin konkret të PD-së.

Gjatë fjalimit të saj Topalli tha se të gjithë arsimtarët do i përgjigjen me votë fyerjeve të Edi Ramës.  “Nuk ka mësues, nuk ka njeri të shkolluar që të pranojë të ketë model njeriun që thotë për mësuesin injorant, për fëmijët të paditur dhe analfabetë dhe të thotë që modeli ynë është Tom Doshi”, tha Jozefina Topalli.

Ajo tregoi një konsideratë të veçantë për mësuesit në të gjithë vendin duke u shprehur se ndihet krenare që rrogat e arsimtarëve janë rritur me 140%.

“Kryeministri Berisha u ka premtuar mësuesve se në mandatin e tij 4-vjeçar se rroga e tyre do të jetë 700 dollarë”, u shpreh kryeparlamentarja Topalli.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar