Topalli kërkon sensibilizim kundër dhunës ndaj gruas

Topalli  kërkon sensibilizim kundër dhunës ndaj gruas

Nënkryetarja aktuale e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka reaguar pas vrasjes makabre të tre grave nga bashkëshortët e tyre në harkun e shkurtër kohorë, prej 3 ditësh. Në këtë reagim të hapur nëpërmjet rrjetit social fejsbuk (facebook), Topalli shkruan: “Të dashur miq! Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo

Nënkryetarja aktuale e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka reaguar pas vrasjes makabre të tre grave nga bashkëshortët e tyre në harkun e shkurtër kohorë, prej 3 ditësh.

Në këtë reagim të hapur nëpërmjet rrjetit social fejsbuk (facebook), Topalli shkruan:
“Të dashur miq!
Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr.
Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin!
Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet…”

Ndër të tjerat Topalli bën thirrje për sensibilizimin e masës duke kërkuar të shpërndahet videoja ku gratë e mbledhura në shesh në ditën e Shën Valentinit, me 14 shkurt të këtij viti, kërcejnë dhe festojnë të gjitha sëbashku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fjalët e znj. Topalli ishin këto:

 

Për të gjithë Valbonat, në tribut për çdo nënë, bëni share (nëse jeni dakord) për të thënë MJAFT! Jozefina.”

 

/Bekim Bici/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar