Top lista e bizneseve të preferuar nga shqiptarët

Në Shqipëri rezultojnë 182 mijë biznese të regjistruara në QKR, ku top listën e bizneseve e kryesojnë kategoria e e tregtisë, riparimit të automjeteve si dhe artikujve shtëpiake e cia pëbën 43% të totalit të bizneseve të regjistruara ose 78 mijë gjithsej. Sipas të dhënave kjo tendence për të hapur më shumë biznese të këtij

Në Shqipëri rezultojnë 182 mijë biznese të regjistruara në QKR, ku top listën e bizneseve e kryesojnë kategoria e e tregtisë, riparimit të automjeteve si dhe artikujve shtëpiake e cia pëbën 43% të totalit të bizneseve të regjistruara ose 78 mijë gjithsej.

Sipas të dhënave kjo tendence për të hapur më shumë biznese të këtij lloji, lidhet edhe me cilësinë e karburantit që ne përdorim dhe me gjendjen e automjeteve, çka ka bërë që pikat e servisit të gjenden kudo në vendin tonë. Ndërsa bizneset që ofrojnë elektroshtëpiake tregojnë edhe për dëshirën e shqiptareve, për të investuar në mirëmbajtjen e banesave

Në vend të dytë renditen grupi i bizneseve të bareve, restoranteve dhe hoteleve  që përbën 16% të totalit të bizneseve të regjistruara ose 30 mijë gjithsej.

Sipas  QKR-së në vend të tretë renditet grupi i bizneseve që ofrojnë shërbime transporti dhe telekomunikacioni me 16 mijë biznese të regjistruara.

Në vend të katërt renditen kompanitë që merren me ofrimin e shërbimeve në fushën e pasurive të patundshme, si dhënien me qira etj. Dhe në vend të fundit renditet kategoria e aktiviteteve ekonomike që kryejnë organizmat ndërkombëtar.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar