Top i Artë midis 5 lojtarëve

0

Gjatë një konference për shtyp në Katar, Presidenti i Fifas Sep Blater ka marrë vendimin që Topi i Artë do ë rivalizohet midis 5 futbollistëve dhe jo 3 siç ka qenë më parë.

Përvec kësaj zviceriani ka shprehur dëshirën që të shohë në ceremoninë e çmimeve edhe portugezin e Realit të Madridit Kristiano Ronaldo. I pyetur pak ditë më parë ai e ka cilësuar portugezin si komandant në fushë e blertë i cili Ronaldo e imitoi Blaterin por Blater ka shprehur qartë se nuk ka asnjë problem me portugezin.

Shefi i FIFA-s zbuloi se disa nga ndeshjet e Kupës së Botës së vitit 2022 në Katar mund të luhen në Iran ose në vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Tani Blatter shkon një hap më tej duke saktësuar se Irani mbetet një opsion i vlefshëm për të bashkëmikpritur Kupën e Botës së vitit 2022.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here