Tkurret Parku i Liqenit

Tkurret Parku i Liqenit

Parku i Kodrave te Liqenit ne jug te kryeqytetit, po humb çdo vit sipërfaqet e gjelbërta. Imazhet satelitore te Parkut te Liqenit, tregojnë pamjet ku pjese te  tij, tashme janë betonizuar, ndërsa zona e gjelbër gati është përgjysmuar. Ne pjesën veriore te tij, Parkut i janë hequr mijëra metra katrorë gjelbërim. Zgjerimi i Rrugës se

Parku i Kodrave te Liqenit ne jug te kryeqytetit, po humb çdo vit sipërfaqet e gjelbërta. Imazhet satelitore te Parkut te Liqenit, tregojnë pamjet ku pjese te  tij, tashme janë betonizuar, ndërsa zona e gjelbër gati është përgjysmuar.

Ne pjesën veriore te tij, Parkut i janë hequr mijëra metra katrorë gjelbërim. Zgjerimi i Rrugës se Elbasanit e pak me tutje ndërtimi i një selie diplomatike e ka shndërruar ne zone ndërtimi. Edhe ne hyrjen veriore te parkut, pranë Fakultetit te Gjeologjisë, krahas bizneseve te ngritura vitet e fundit, sot makinat  kane hyre ne territorin e këmbësoreve.

Banore te Tiranes tregojnë se vitet e fundit është rrudhur dukshëm sipërfaqja e Parkut te madh. Duke vijuar udhëtimin përreth parkut, ne pjesën juglindore te tij, fare pranë liqenit janë vendosur familje te tera  rome. Ndërsa ne vijim te Parkut,  nga pjesa perëndimore e mbingarkuar me objekte disakatëshe e deri ne zonën veriore te tij, mbizotërojnë ndërtimet dhe biznese te ndryshme. Zona e gjelbër mes tyre sa vjen e zvogëlohet.

Specialistet e mjedisit shprehen te shqetësuar  për rrezikun e zhdukjes se Parkut te Tiranës. Nëse vite me pare cilësohej si “Mushkëria e Tiranës” sot Parku i Liqenit nuk po i shpëton betonizimit dhe efekteve te tij.

/Jonida Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar