Tjetër rivlerësim për pronat

Tjetër rivlerësim për pronat

Qeveria ka vendosur ta zgjasë sërish afatin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, si banesat, tokat, etj.  Të gjithë qytetarët do të rivlerësojnë pronat e tyre me çmimet aktuale, duke paguar vetëm 1 % të shumës. Rivlerësimi i parë u bë në vitet 2011 dhe 2012, por ajo nuk solli rezultatet e pritura nga qeveria.

Qeveria ka vendosur ta zgjasë sërish afatin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, si banesat, tokat, etj.  Të gjithë qytetarët do të rivlerësojnë pronat e tyre me çmimet aktuale, duke paguar vetëm 1 % të shumës.

Rivlerësimi i parë u bë në vitet 2011 dhe 2012, por ajo nuk solli rezultatet e pritura nga qeveria. Në aktin normativ që pritet të kalojë sot në Kuvend, parashikohet që afati të zgjasë deri më 31 tetor të këtij viti. Me këtë, qeveria synon t’u japë mundësi të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë rivlerësim të pronave.

“Në total, nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes në muajin maj 2011, deri në afatin final të mbarimit të afatit të ligjit në datën 31 gusht 2012, u rivlerësuan 70 590 pasuri. Tatimi total i mbledhur ishte 2.99 miliardë lekë. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar ishte 299 miliardë lekë”, thuhet në relacionin e aktit normativ.

Kjo perkon me periudhën e ardhjes së emigrantëve, ku sipas qeverisë do të ketë ndikim në rritjen e numrit të personave që mund të bëjnë rivlersimin e pronave të tyre.

/Sonjela Methasani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar